Reagon Anita Haradinaj, ja çfarë thotë pas vendimit që Ramushi të mbetet në Francë

Aktuale February 09, 2017 - 17:54

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Haradinaj e ka komentuar vendimin e Gjykatës së Colmarit për shtyerjen e vendimit në rastin e gjykimit të Ramush Haradinajt.

Ajo me anë të një postimi në facebook ka shkruar se drejësia vonon, por në fund fiton.

“Drejtësia vonon, por fiton”, ka shkruar gruaja e Ramush Haradinajt.

Gjykata e Colmarit ka vendosur që ta shtyejë vendimin për lirimin apo jo të liderit të AAK-së, deri më 2 mars.