Ja si e pritën qytetarët Haradinajn para Gjykatës së Colmarit (Video)

Aktuale February 09, 2017 - 15:59

Shumë qytetarë kishin shkuar sot para Gjykatës së Colmarit për ti dhënë kurajo liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton “Zeri.info”.

Haradinaj i cili është arrestuar më 4 janar të këtij viti nga autoritete franceze në bazë të një fletarresti të Serbisë, sot për herë të tretë është paraqitur para gjykatës.

Paraqitja e sotme para Gjykatës së Colmarit është bërë për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij brenda territorit të këtij shteti.

Mirëpo, një kërkesë e tillë është vlerësuar si e paligjshme dhe e pabazuar nga mbrojtja e Haradinajt, përcjell "Zeri.info".

Në seancën e sotme, Gjykata ka vendosur që vendimi përfundimtar për Haradinajn do të merret më 2 mars. /ZËRI/