Ramush Haradinaj refuzon ekstradimin për në Serbi

Aktuale February 09, 2017 - 14:43

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar ekstradimin për në Serbi me kërkesë të këtij shteti, pasi është pyetur për këtë nga kryetari i trupit gjykues.

Haradinaj ka thënë përsëri se ky rast është kryekëput politik.

Seanca në gjykatën në Colmar të Francës ende po vazhdon.