Zyrtarë të partisë i shkojnë për vizitë Haradinajt

Aktuale February 09, 2017 - 11:40

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë shkuar për vizitë në Francë, kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj, pak orë para se ky i fundit të dal para gjykatës  në Colmar.

Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur, Gazmend Abrashi në një postim në llogarinë e tij në Facebook të cilit I ka bashkëngjitur fotograginë me Haradinajn dhe Muharrem Nitajn.

“Në pritje të lirimit përfundimtar të Ramushit”, ka shkruar ai