Nitaj: Kush janë ata që duan ta eliminojnë nga skena politike Ramush Haradinajn!

Aktuale February 07, 2017 - 19:01

Anëtari i Kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj, ka pyetur se kush po dëshiron të eliminojë Ramush Haradinajn nga skena politike.

“Kush janë ata që duan ta eliminojnë nga skena politike Ramush Haradinajn! Që është Serbia, kjo s’ka asnjë dyshim, por kush janë aleatët e saj se! A janë vetëm jasht Kosovës apo ka të tillë edhe në Kosovë e në Shqipëri?”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Sipas tij, Haradinaj është politikani me popullor në Kosovë, prandaj nuk po lejohet të punojë për popullin e tij, transmeton lajmi.net

“Ramush Haradinaj sot është politikani më popullor në Kosovë dhe jo vetëm, prandaj si është e mundur që ai të mos lejohet të jetë e të punojë për popullin e tij, por të mbahet me akuza të Serbisë, të cilave nuk u beson as ajo vet!”, thotë Nitja.

Tutje Nitaj përmend vizita që u bënë në zyrat e AAK-së nga kryeministri dhe kryetari i Parlamentit te Shqipërisë, por thotë se nuk u vizituan nga ata të vendit.

“Partinë e zotit Haradinaj këto ditë e vizituan edhe Kryeministri Shqiptar edhe Kryetari i Parlamentit, por një gjë e tillë nuk u shkoi ndërmend as Kryeministrit e as Presidentit të Kosovës, edhe pse zyrat e tyre nuk janë më larg se ne fund të së njejtës rrugë! Në mos për asgjë tjetër, të paktën për t’i informur bashkëpunëtorët e tij, se çfarë kanë bërë krerët e shtetit që kjo farsë të marrë fund. Apo s’kanë pasë çfarë të thonë”, shkruan në fund Nitaj.