Komuna e Prishtinës miraton deklaratë për Ramush Haradinajn

Aktuale February 07, 2017 - 15:00

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ramush Haradinajt në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Përmes një deklarate, asamblistët e pranishëm të Kuvendit Komunal, kanë shprehur shqetësimet dhe kundërshtimin e pakusht të ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, raporton "Zeri.info".

Sipas tyre vendimi i autoriteteve franceze, për të aprovuar kërkesat e Serbisë në këtë rast zbatimi i urdhër-arresteve serbe ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së është i padrejtë. Ata kërkuan që menjëherë të shfuqizohen fletëarrestet serbe si dhe të ndalohen fyerjet që Serbia po bën në drejtim të shtetit të Kosovës.

“Vendimin për ndalimin e tij nga Shteti mik Franca, e konsiderojmë si të padrejtë dhe të pajustifikueshëm, ish-Komnadanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj e ka dëshmuar me shkuarjen vullnetare në Tribunalin e Hagës, i cili Tribunal në të dy shkallët e vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë e tij dhe e shpalli atë të pafajshëm në të gjitha aktakuzat dhe duke e lëne të lirë”, thuhet në deklaratën e asambleistëve, raporton "Zeri.info".

Po ashtu në këtë deklaratë thuhet se Lufa e UÇK-së dhe Ramush haradinjat, ka qenë e pastër, pavarësisht tendencave të Serbisë për ta kriminalizuar atë, duke kërkuar lirimin e menjëhershme të Haradinajt.

Po ashtu, përmes kësaj deklaratë asmableistet e KK, kërkojnë nga Institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare që të punojnë seriozisht duke shfuqizuar të gjithë fletëarrestet e ngritura nga Serbia dhe në ndërprerjen e praktikave të ndjekjes së ish-Komandantëve dhe Luftëtarëve të Lirisë në emër të aktakuzave false të ngritura nga një shtet i cili, siç thuhet në ketë deklaratë, edhe sot e kësaj dite nuk u pendua për gjenocidin e bërë ndaj Popullit Shqiptarë./Zeri/.

 

Image

Image