The Independent: Derisa Donald Trump ndërton mure, Mitrovica po i shemb

Aktuale February 06, 2017 - 11:28

 

Gazeta e njohur britanike The Independent ka shkruar një artikull ku bën krahasim mes murit të shumëpërfolur që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka ndërmend ta ndërtojë në kufi me Meksikën dhe murit ilegal që të dielën u rrënua në Mitrovicën Veriore, njofton Klan Kosova.

Në artikull shkruhet se “derisa Donald Trump ndërton mur, një fshat në Europë po i rrëzon”.

“Një mur betoni në Mitrovicë, qytetin verior të Kosovës, që ka provokuar tensione mes Kosovës dhe fqinjit të saj Serbisë, është rrëzuar, pas një marrëveshje në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritet serb në Kosovë, lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe Ambasada Amerikane në Kosovë”, shkruan The Independent.

Gazeta citon edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në deklarimet e tyre për shembjen e murit.

Gjithashtu në artikull shkruan se kohëve të fundit u ndezën tensionet në mes të Kosovës e Serbisë pasi që një tren me mesazhe provokuese për shtetin e ri tentoi të futej në Kosovë ilegalisht, njofton Klan Kosova.