Gecaj e krahason Xhelal Sveçlën me Marko Gjuriqin

Aktuale January 19, 2017 - 22:18

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Kosovës dhe këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, e ka krahasuar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, se po flet me gjuhë dhe argumente të njëjta si ato të zyrtarit të qeverisë serbe, Marko Gjuriq.

“Xhelal Sveçla kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës duke përdorur argumente dhe retorikë të njëjtë me të cilën shërbehen këtyre ditëve edhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Postimi i tij i plotë: 

FLET SFEÇLA APO GJURIQ?

Në Rubikon, Xhelal Sfeçla kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës duke përdorur argumente dhe retorikë të njejtë me të cilën shërbehen këtyre ditëve edhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë!

Nuk po e kupton ai pse duhej ndalur Treni i nisur nga Serbia, ndërsa edhe e përsëriti edhe Gjuriqin se "shqipëtarët nuk e bën këte vetë"!