Marsi i jep fund problemeve me ujin (Video)

Aktuale January 19, 2017 - 21:10

Pavarësisht paralajmërimit se në vitin 2016 do të funksionalizohej fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj, qytetarët e Prishtinës dhe të regjionit tash e sa vjet nuk kanë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Por, këtij problemi po i vjen fundi, pasi paralajmërohet zgjidhja e këtij problemi në muajin mars kur edhe pritet të funksionalizohet fabrika e ujit në Shkabaj.

Arbërie Zogiani – Hiseni, zëdhënësja e kompanisë regjionale të ujësjellësit “ Prishtina”, ka deklaruar se çështja e furnizimit me ujë të pijshëm është stabile, porse deri në mars do të mbesin reduktimet – sipas orarit të përcaktuar. /TribunaChannel/