MPB e gatshme për çdo provokim të Serbisë (Video)

Aktuale January 19, 2017 - 20:56

Ministria e Punëve të Brendshme e cila menaxhon me Policinë e Kosovës, është e gatshme për çdo veprim që ka të bëjë me provokimet e Serbisë kundrejt Kosovës, siç ishte rasti i fundit me synimin e hyrjes së trenit serb në Mitrovicën veriore.

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, kjo ministri është mësuar me provokimet e vazhdueshme nga Serbia.

Hoxha në Tribuna Channel, shtoi se MPB do të veprojnë me vigjilencë dhe maturi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.