'Politika': Paratë për dekorimin e trenit serb i dha zyra e Gjuriqit

Aktuale January 18, 2017 - 11:00

Gazeta serbe “Politika” shkruan sot se dekorimin e trenit i cili u nis të shtunën nga Beogradi për në Mitrovicën Veriore e ka paguar e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, drejtor i të cilës është Marko Gjuriq.

Sipas kësaj të përditshmeje për këtë çështje ishte organizuar një thirrje publike, ndërsa, puna i është besuar një dizajneri grafik dhe fotografit Andrej Vasiljeviq, transmeton Klan Kosova.

Treni serb i cili u kthye mbrapsht në Serbi nga autoritetet kosovare brenda ishte i vizatuar me freska të manastireve serbe dhe nga jashtë me mesazhe “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë.