Nikoliq ankohet se SHBA po i nxjerr probleme Serbisë me Kosovën

Aktuale January 17, 2017 - 23:02

Pa takmit të kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott, nga Zyra e shtypit e kryetarit të Serbisë, thuhet se Nikoliq i ka thënë Scottit se e kupton që Amerika pa kusht përkrah diçka në krijimin e të cilës ka ndikuar drejtpërdrejt (ai nuk e përmend Kosovën).

Sipas kumtesës, Nikoliq citohet të ketë thënë se “Washingtoni zyrtar me zbatimin vullnetit të vet ka shkaktuar shumë probleme”, por shpreson se me administratën e re kjo sjellje e deritashme do të pushojë.

Kryetari serb veprimin e Kosovës rreth trenit serb e ka quajtur të papranueshëm. 

“Për ata (shqiptarët) është provokim treni i dekoruar me simbolet serbe dhe se kundër këtij treni ishin nisur me bomba e tyta të gjata pa leje të KFOR-it. Askush s’e shtron pyetjen pse nëpër territorin e Kosovës shkohet me simbole të Shqipërisë së madhe dhe që publikisht promovohet kjo ide e pakuptimtë“, ka thënë Nikoliq, raporton B92. 

Presidenti srb ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës pa marrë para sysh se fuqitë e mëdha që e promovuan atë.

Ambasadori i SHBA Scott ka theksuar se dy palët nuk mund ta bindin njëra – tjetrën rreth statusit të Kosovës. 

Nikoliq në fund është ankuar pse i është ndaluar vizita në Kosovë, pse është kthyer treni në Rashkë dhe pse ende nuk është formuar Asociacioni i Komunave Serbe. /Telegrafi/