Vuçiq takon Zëvendëspresidentin Biden, flasin edhe për raportet Kosovë-Serbi

Aktuale January 17, 2017 - 18:03

Në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur në Davos, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me zëvendëspresidentin në shkuarje të Amerikës, Joe Biden

Vuçiq paraprakisht kishte paralajmëruar se me Biden do të diskutojnë me problemet me të cilat po përballet shteti serb, përfshirë edhe Kosovën, njoftojnë mediat në Serbi.

“Mendoj se temë do të jeta rajoni, raportet tona me Prishtinën, por edhe të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet Serbia. Ne jemi të hendikepuar kur duhet t’i shpjegojmë gjërat, sepse pikëpamjet tona dallojnë nga ato të shumicës së fuqive perëndimore – por është e rëndësishme që të dëgjohen qëndrimet tona si dhe ne t’i dëgjojmë qëndrimet e tyre” ka thënë Vucic para takimit

Javën që shkoi me Biden është takuar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka qëndruar për disa ditë në SHBA.

Ndërkohë takim Biden –Vucic në Davos ndodhë vetëm 4 ditë pasi Serbia tentoi të fus një tren me mbishkrime nacionaliste të cilat tensionuan dukshëm raportet e Kosovës me Serbinë, pasi autoritetet e Kosovës vendosën të dërgojnë njësinë speciale në Veri të Vendit për të ndaluar trenin.