Haradinaj: Sot u dha mesazhi se Kosova ka zot shtëpie

Aktuale January 14, 2017 - 22:53

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se treni serb ka shkaktuar telashe dje dhe jo sot, kurse sipas tij shteti e ka kryer detyrën që e ka obligim më kushtetutë, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se më në fund është dhënë mesazhi se Kosova ka zot shtëpie.

“Institucionet kryen detyrat që kanë marrë, dhe ne inkurajojmë që edhe me murin të veprohet njëjtë”, ka thënë Haradinaj në edicionin special të Klan Kosova.

“Nuk ka të drejtë as Serbia as askush tjetër të cenoj sovranitetin tonë”.

“Në kohën kur u ndërtua muri, institucionet nuk kanë ditur asgjë. As treni nuk ka ardhur nga ajri, janë ndërtuar hekurudhat nga Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi më tej se dialogu me Serbinë ka humb dhe se përfaqësuesit për dialog duhet ta dinë se nuk e përfaqësojnë veten por institucionet.

“Institucionet dhe populli e ka kuptuar se Serbisë duhet t’i kthehet me të njëjtën monedhë”.

“Serbia e din se e ka humbur Kosovën”.

“Dua të përshëndes gjitha forcat policore të Kosovës”, ka përfunduar Haradinaj.