AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njëjtit skenar

Aktuale January 14, 2017 - 21:55

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se treni serb është provokimi i radhës që Serbia i ka bërë Kosovës pasi kjo ngjarje rrjedhi menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt, lider i AAK-së, andaj këto dy ngjarje janë sulme të njëpasnjëshme ndaj Kosovës.

Lexoni reagimin e plotë:

Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin!

Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar.

Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës,brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “shoë me Trenin”, janë pjesë e të njejtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cënimin e lirisë së saj!

Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës!