Berisha: Treni i Serbomadhisë, provokacion i ulët i Beogradit u kthye nga erdhi

Aktuale January 14, 2017 - 20:45

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dënuar aktin e Serbisë dhe ka treguar mbështetje për qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës ne mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Berishës:

Treni i Serbomadhise, nje provokacion i ulet dhe i rrezikshem i Beogradit, u kthye nga erdhi!

Te dashur miq, ne strategjine e rritjes se tensionit dhe destabilizimit te rajonit nga Beogradi, ashtu sikunder u paralajmerua u nis nje tren i veshur me slloganet e Serbise se madhe “Kosova eshte Serbi” dhe i mbushur plot me bashibuzuke serbe qe kishin vendosur te marshonin ne territorin e Republikes se Kosoves.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt serbomadh primitiv te rrezikshem dhe destabilizues te autoriteteve te Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata deshmuan dhe nje here se jane skllave te endrres se Serbise se Madhe dhe nje rrezik real per paqen ne rajon!

Une gjithashtu pershendes dhe mbeshtes plotesisht qendrimin dhe vendimin dinjitoz te autoriteteve te Kosoves ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit territorial te Republikes se Kosoves.