Në orën 17 protestohet para Qeverisë për trenin

Aktuale January 14, 2017 - 16:20
Një protestë është paralajmëruar se do të mbahet sot në orën 17 para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku do të kërkohet zgjedhje të reja.

Iniciativën e kanë marrë nëpërmjet rrjeteve sociale derisa kërkesa në drejtim të Qeverisë, Presidentit dhe Kryeparlamenatrit është të largohen pasi s’po janë në gjendje të ndalin trenin e Serbisë.

Treni i Serbisë, dhuratë e Rusisë, është nisur nga Beogradi në drejtim të Kosovës. Në atë tren shkruhet në të gjithë gjuhet e botës se “Kosova është Serbi”. Kjo iniciativë është marrë nga Qeveria e Serbisë.

Në Kosovë vetëm Presidenti ka reaguar derisa ende asnjë fjalë s’e kanë thënë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.