Ramadani ka një ide se si të ndalet treni serb

Aktuale January 14, 2017 - 16:16
Njohësi i çështje të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se ardhja e treni serbë është invadim dhe duhet ndalur me forcë.

Ai në një postim në facebook  ka thënë se për të ndalur ardhjen e trenit nga Serbia, duhet të bllokohen  binarët e hekurudhës në kufi me Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Ramadanit:

Ky është invadim. Duhet të ndalet me forcë!

Treni, që nuk është vetëm tren, duhet të nxjerrët nga binarët. Respektivisht, duhet të bllokohen binarët e hekurudhës në kufi me Serbinë.

Madje, edhe ne kushtin që KFOR-i të merr kontrollin efektiv në rrugët e komunave veriore.

Bllokojani binarët, ndaleni invadimin! Mos lejoni negociim pastaj.