Limaj: Treni dëshmi se Qeveria nuk mund ta mbrojë vendin

Aktuale January 14, 2017 - 15:46

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se treni me mbishkrimin në të “Kosova është Serbi”, i cili po pritet të vijë sot nga Beogradi në Mitrovicë nuk është linjë transporti.

“Por ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve avantureske e të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës”, ka thënë Limaj.

Ky është postimi i plotë:

Treni me mbishkrimin në të: Kosova është Serbi, i cili po pritet të vijë sot nga Beogradi në Mitrovicë nuk është linjë transporti, por ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve avantureske e të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës. Ardhja e këtij treni na tregon se qeveria e Kosovës nuk kontrollon kufirin Kosovë-Serbi dhe nuk është e zoja as ta ndal këtë tren. 
Qyetarëve të Kosovës edhe njëher po ju bëhet me dije se udhëheqja aktuale shtetërore nuk është në gjendje që ta mbroj vendin.

F. L