Detajet e nisjes së trenit të Serbisë (VIDEO)

Aktuale January 14, 2017 - 15:19

Treni i Serbisë,  është nisur në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Përpos udhëtarëve të tjerë, në trenin e dekoruar me ikonografi të Kishës serbe aty ishin edhe zyrtarë të Qeverisë së Alensadër Vuçiqit.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq tha se ky udhëtim në vijën hekurudhore Beograd – Mitrovicë do t’i shërbejë të gjithëve.

Treni nga Beogradi është nisur në ora 8:30 minuta  ndërsa pritet të arrijë në Mitrovicë në ora 19:30.