Odaloviq: Ndërkombëtarët t’i largojnë Thaçin e Haradinajn

Aktuale January 14, 2017 - 10:22

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq, ka thënë se komuniteti ndërkobëtar duhet të largohet nga njerëz si Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Sipas Odaloviq, ndërkombëtarët duhet të heqin dorë nga Thaçi e Haradinaj.

Ai po ashtu, ka shtuar se “derisa në institucionet e Kosovës janë të ulur njerëz si ata,  (Thaçi e Haradinaj, nuk ka të ardhme për shoqërinë e Kosovës”.

Po ashtu sipas Odaloviq,” nuk do të ketë përparim as në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.