Familjes nga Kosova i refuzohet viza në Zvicër pasi vishnin trenerka

Aktuale January 13, 2017 - 19:40

Një familje nga Kosova të cilët kishin disa vite që jetonin në Zvicër, iu është refuzuar viza për shkak të zakonit të tyre të çuditshëm, veshjes së trenerkave të poshtme.

Sipas gazetës gjermane “Basellandschaftliche Zeitung”, në vitin 2005 familja Halili ka marrë një mbështetje të madhe nga fshati ku jetonin në Bubendorf, në kantonin e Bazelit kur autoritetet zvicerane konsideronin kthimin e tyre në Kosovë.

Si rezultat i kësaj mbështetjeje, atyre iu garantua qëndrimi në Bubendorf në vitin 2006, përcjell lajmi.net.

Por më 18 maj të këtij viti, kjo mbështetje ishte venitur, pasi që aplikimi i tyre për shtetësi ishte mohuar nga një numër i madh i njerëzve udhëheqës në fshat.

Familja e kishte plotësuar kërkesën formale për qëndrim duke pohuar se i dinin zakonet dhe gjeografinë e rajonit.

Të katërt anëtarët e familjes kosovare, dinin të flisnin gjermanisht, sipas një banori i cili e konfirmoi këtë.

Megjithatë, disa anëtarë të komisionit gjykuan se familja nuk ishin mjaft zvicerane  për të qëndruar.

Në mesin e ankesave ndaj tyre ishte edhe një ankesë e pazakontë se të njëjtët shpesh vishnin trenerka në fshat në vend të xhinseve.

Një tjetër ankesë ishte se familja kosovare nuk e kishte zakon t’i përshëndeste fqinjët. Për këtë arsye, familjes kosovare iu refuzua shtetësia.

Sipas rregullave në kantonin e Bazelit, ata që kërkojnë të marrin shtetësinë e vendit, duhet të flasin gjermanishten rrjedhshëm dhe të integrohen në zakonet zvicerane./