Reçica i drejtohet Asamblesë së Francës për Haradinajn

Aktuale January 12, 2017 - 19:22

Elmi Reçica, Kryetari i komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend, i është drejtuar homologes së tij franceze, Elisabeth Guigou, duke i shprehur shqetësimin e komisionit për arrestimin e Ramush Haradinajt, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Francë.

Duke i përcjellë urimet për fillimin e vitit të ri, Reçica i shkruan homologes së tij duke i thënë se urdhërarresti i Serbisë, është sjellje tendencioze dhe mund ta destabilizojë regjionin.

Ky është postimi i plotë:

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme, i jam drejtuar përmes një letre znj. Elisabeth Guigou, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, duke i shprehur shqetësimin e Komisionit lidhur me ndalimin e ish Kryeministrit dhe liderit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj i cili dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Duke i përcjellur znj. Guigou, urimet për fillimin e Vitit të Ri, njëherit duke i shprehur falenderimet për bashkëpunimin dhe ndihmën e çmueshme ndaj vendit tonë, mes tjerash, përmes kësaj letre, theksova se urdhërarrestet e Serbisë, paraqesin sjellje tendencioze nuk i shërbejnë stabilitetit në rajon dhe fqinjësisë së mirë.

Gjithashtu, i bëj thirrje shtetit francez si dhe çdo shteti tjetër që të mos zbatojnë urdhër-arrestet e lëshuara serbe ndaj ish drejtuesve të UÇK-së.

Image