Haradinaj shijon lirinë në kafe me konsullin e Kosovës në Francë (Foto)

Aktuale January 12, 2017 - 18:40

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas lirimit nga arresti në Colman të Francës ka dalë të pijë kafe me miq dhe zyrtarë shtetëror të Kosovës.

Haradinaj është parë duke pirë kafe me konsullin e Kosovës në Francë, Edon Cana, transmeton Telegrafi.

Ka qenë vetë konsulli Edon Cana që ka postuar një fotografi duke pirë kafe me Haradinajn, menjëherë pas vendimit të fundit të Gjykatës në Colman të Francës, e cila ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë.

“Me z. Haradinaj ne liri aty ku vendin e ka”, ka shkruar konsulli Cana, në postimin e tij në Facebook.

Image