Haradinaj nga Franca: Më keni bërë të ndihem krenar

Aktuale January 12, 2017 - 17:15

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas lirimit më kusht ka shkruar në rrjetin e tij social “Facebook”, më anë të të cilit ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që kanë treguar ndaj tij, transmeton “Zeri.info”.

Ky është postimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë, Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar! Më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd! Juaji, Ramush Haradinaj".