Ironizon bashkëshortja e Haradinajt: Kryeministri e Presidenti s’patën kohë të reagojnë për Ramushin

Aktuale January 12, 2017 - 15:34

Pas vendimit të gjykatës së Colmarit të Francës që Ramush Haradinaj të lirohet me kusht ka reaguar edhe bashkëshortja e tij.

Anita Muçaj-Haradinaj nëpërmes një statusi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka ironizuar edhe me mos reagimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaci i cili po qëndron në Amerikë si dhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Postimi i plotë: 

Nje Kryeminister me 72 dosje qe e mbajn peng, e nje president tugjare qe ka shku mu marr me shitblerje biletash per inaugurim te Presidentit Amerikan mesiguri s'kane pas kohe ende me komentu vendimin e Gjykates per Ramushin!!! Koha do te flase per ju!!!!

Ramush, duart t'i lidhin por forcen dhe vullnetin per ta bere Kosoven shtet kuptimplot s'mundet me ta lidh askush!!!

S'kane mujt as atehere e as tash e as neser!!!!