Rama: Mirë u kthefsh në Prishtinë i dashur Ramush

Aktuale January 12, 2017 - 13:46

Lirimit të liderit të AAK-së nga paraburgimi iu ka gëzuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një postim në Facebook e ka përshëndetur lirimin e Haradinajt.

Ky është postimi i Ramës në Facebook:

“Mirë u kthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon

Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falënderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare (Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)

Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”.