Rrugėt e Kosovės, tė kalueshme

Rrugėt e Kosovės, tė kalueshme

SHPËRNDARJE

12 Janar 2017 • 09:41 •

Pas reshjeve të kohë pas kohshme dhe ngricave të vazhdueshme që po mbretërojnë gjatë këtyre ditëve, rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdojnë të jenë të kalueshme.

Sipas informacioneve nga terreni, qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme të theksuara. 

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar në tërë rrugët e vendit.

Ministria e Infrastrukturës është duke u koordinuar me Policinë e Kosovës, për një zhvillim normal dhe të sigurt të komunikacionit.

Po ashtu, ekipet e MI-së vazhdojnë të bashkëpunojnë me ekipet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të respektojnë Ligjin.