Mustafa ngushëlloi Familjen Kelmendi dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të Ramiz Kelmendit

Aktuale January 12, 2017 - 09:15

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kelmendi dhe qytetarëve të Kosovës pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe intelektualit të shquar të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa, ka thënë se ndarja nga jeta e Ramiz Kelmendit është humbje e madhe për gazetarinë, letërsinë dhe kulturën kosovare në përgjithësi.

“Ramiz Kelmendi do të mbahet mend si një intelektual erudit, i cili dha kontribut të shquar në zhvillimin e gazetarisë, krijimtarisë letrare dhe fushave të tjera të kulturës në Kosovë. Kosova ka humbur një mendje të ndritur i cili do të përkujtohet përherë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa. /ZËRI/