Homazhe për Ramiz Kelmendin

Aktuale January 12, 2017 - 07:56

Sot në orën 10:30 në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës do të zhvillohen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi.

Ndërsa duke filluar nga ora 12:30 në ambientet e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet edhe komemoracioni kushtuar jetës dhe veprës së Kelmendit.

Varrimi i të ndjerit di të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në orën 14:00.

Gazetari dhe publicisti Ramiz Kelmendi ndërroi jetë të mërkurën në moshën 86 vjeçare.

Kelmendi ishte njëri nga shkrimtarët dhe gazetarët e parë të Kosovës, i cili njihet për vlerat artistike që solli në letrat shqipe.

Po ashtu, Kelmendi hapi shkollën e parë private të gazetarisë në Kosovë.