Kėrcėnon Ziadin Sela: Ose gjuha shqipe bėhet zyrtare, ose shqiptarėt themelojnė parlamentin e tyre

Kėrcėnon Ziadin Sela: Ose gjuha shqipe bėhet zyrtare, ose shqiptarėt themelojnė parlamentin e tyre

SHPËRNDARJE

11 Janar 2017 • 23:09 •

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës Shqiptare, tha sonte se nëse maqedonasit nuk pranojnë ta votojnë ligjin që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, atëherë shqiptarët kanë zgjidhje tjetër.

“Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, tha Sela në rtv21 të Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se nga ky parlament do të dalë më pas edhe qeveria dhe organet tjera.

Sipas tij, shqiptarët më nuk do të pranojnë mashtrim nga partitë maqedonase dhe se është momenti i fundit kur shqiptarët duhet ti realizojnë të drejtat e tyre si popull i barabartë

Komentet

comments powered by Disqus