Rashiq: Pres që Vuçiq t’i vizitojë varrezat e shqiptarëve të vrarë

Aktuale January 11, 2017 - 22:02

Deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, duke folur për vizitat e presidentit Hashim Thaçi, në varrezat e serbëve të vrarë pas luftës në Kosovë, e ka quajtur vizitën e presidentit Thaçi si veprim madhështor dhe sjellje që i takon një presidenti.

Sipas deputetit Rashiq, viktimat duhet të respektohen pavarësisht se cilës etni i kanë takuar ato.

Ai ka thënë se e ka parë si diçka pozitive edhe vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në varrezat e viktimave të Srebrenicës.

Rashiq, duke folur në emisionin “Komiteti”, ka shtuar se pret nga presidenti serb një veprim të ngjashëm me atë të presidentit Thaçi dhe të vizitojë varrezat e të vrarëve shqiptarë. /Express/