Rashiq flet për mosmarrëveshjet brenda Listës Srpska (Video)

Aktuale January 11, 2017 - 21:48

Në emisionin “Komiteti”, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për mosmarrëveshjet brenda subjektit partiak serb në Kosovës.

Ai ka treguar se këto marrëveshje kishin filluar me emërimin e deputetes Mirjana Jevtic si ministre të Administrimit të Pushtetit Lokal, që më pas rezultoi edhe me dorëheqjen e saj.

Rashiq ka thënë se shumica e deputetëve të listës serbe kishin kundërshtuar emërimit të Jevtic, edhe pse sipas tij, ish-ministri Ljubomir Maric e kishte tepruar me qëndrimet e tij.

Deputeti ka treguar se nuk ka pasur konsultim paraprak të kryeministrit Mustafa me deputetët e listës serbe për emërimin e Jevtic dhe siç thotë Rashiq, për këtë ishte i njoftuar vetëm kryetari i grupit parlamentar të listës serbe, Slavko Simic. /Express/