Vuçiq: Nuk i mbroj shqiptarë

Aktuale January 11, 2017 - 21:20

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , duke komentuar protestën e shqiptarëve përpara konsullatës së Serbisë në New York, për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, ka thënë se nuk e ka ndërmend “t’i mbrojë ata që kanë kryer krime të rënda dhe këtë nuk duhet ta bëjnë as të tjerët.

"Do të thosha shqiptarë ka shumë në të gjitha vendet e Evropës dhe botës, nga shtete të ndryshme, Maqedonia, Shqipëria apo nga pjesa e territorit tonë të Kosovës, por edhe nga Mali i Zi”, tha Vuçiq duke potencuar se “shqiptarët janë të organizuar mirë në SHBA, në Zvicër, Gjermani, Angli dhe kudo tjetër”.

Kryeministri serb tha se “shqiptarët janë shumë mirë të lidhur me njëri-tjetrin dhe iu shkaktojnë probleme vendeve nikoqire”.

Më tej Vuçiq për RTS ka thënë se “duhet lënë muhabetet se a është diçka kundër shqiptarëve apo kundër kujtdo tjetër”, transmeton Telegrafi.

“A i keni thënë vetës, mos ndoshta ne mbrojmë kriminelë lufte? Kjo është pyetja ime për ata që tentojnë të më dërgojnë mesazhe apo të më telefonojnë, duke me sqaruar mua se Serbia nuk është sjell në këtë mënyrë apo atë mënyrë dhe se nuk është dashur që Serbia të kërkojë ekstradimin e Haradinajt”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri serb tha se nuk e ka ndërmend të mbrojë ata që kanë emër dhe mbiemër shqiptar.

“Nuk e kam ndërmend të mbrojë ata që kanë emër dhe mbiemër shqiptar apo çfarëdo emri apo mbiemri tjetër, e të cilët kanë kryer krime të rënda, në këtë rast kundër popullit tonë, do të thosha edhe kundër cilitdo popull”, tha Vuçiq. /Telegrafi/