Ta ndihmojmë shtatëvjeçaren nga Gjakova

Aktuale January 11, 2017 - 18:32

Shtatëvjeçarja nga Gjakova Diellza Hasi, vuan nga sëmundja e të pamurit.

Babai i Diellzës, Jeton Hasi në një prononcim për Telegrafin thotë se vajza ka lindur me këtë sëmundje.

Ai tha se në vitin 2009, mjekët e Kosovës kanë konstatuar se vajza nuk mund të gjejë shërim në Kosovë, vetëm jashtë vendit.

“Para një muaji në Gjermani, Diellza ka bërë ekzaminime dhe kontrolle. Seancën tjetër e ka më 26 janar. Nuk kam mundësi ekonomike, pasi kam hyrë në kredi për të”, tha ai.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë mundësi ekonomike t’i ndihmojnë Diellzës, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 044434130 /Telegrafi/