Haradinaj: Qeveria serbe vrau fëmijët e vetë, që t’i paraqes shqiptarët si terrorist

Aktuale January 11, 2017 - 13:09

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria serbe është terroriste, duke aluduar në atë se ata vranë fëmijët e tyre, vetëm e vetëm që t’i paraqesin shqiptarët si terrorist.

Ai ka thënë se tentimi i Serbisë që t’i paraqes shqiptarët si terrorist nuk do të merret asnjëherë si i vërtet.

“Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar Shqiptaret si terroristë. A ka ma terroriste se qeveria e tyre! Ata i vranë te rinjtë serb ne Lokalin Panda ne Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist! Ata i terrorizuan bashkëvendësit e mi ne emër te krimit qe vet e bene! Po s’keni faj ata. Kujtojne se 100 rrena e bojne nje te vertete! Kosoven dhe rrugen e saj perendimore s’munden me ndal kurre dhe kete duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbaj për vete”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.