Autobusët bashkojnë Ahmetin e Hotin (FOTO)

Aktuale January 11, 2017 - 13:06

Pas tre vitesh debat mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave për blerjen e 51 autobusëve të rinj, një pjesë e tyre tashmë janë lëshuar në qarkullim.

E përkundër debateve të ashpra të kryetarit Shpend Ahmeti dhe ministrit Avdulla Hoti, të cilët fajësuan njëri- tjetrin për stërzgjatje të këtij projekti, ata janë bashkuar sot për të bërë inaugurimin e këtyre autobusëve, raporton “Zeri.info”.

Ahmeti dhe Hoti ishin bashkë në ceremoninë e inaugurimit të 15 autobusëve të parë, të cilët që nga sot janë në qarkullim.

Po ashtu Ahmeti dhe ministri Hoti, kanë qenë të parët që kanë udhëtuar me njërin prej autobusëve në linjën nga Qendra e Trafikut Urban në drejtim të Prishtinës. /Zeri.info/.

 

Image
Image
Image
Image