Walker: Pas pavarësisë kam pritur zhvillim më të shpejtë të Kosovës
Ish-ambasadori i Kosovës, Willaim Walker tha të mërkurën në Prishtinë se pas shpalljes së pavarësisë ka pritur një zhvillim më të shpejtë të Kosovës.
Ai në një ligjëratë para studentëve të AAB-së tha se diaspora kosovare është zhgënjyer, ashtu sikurse ai.
Walker theksoi se si mik i madh i Kosovës ka të drejtë të thotë se gjërat në Kosovë nuk po shkojnë në rrugën e duhur.
“Kam qenë këtu dhe e kam parë shpalljen e Ditës së Pavarësisë, ku të gjithë kanë qenë të emocionuar. Pritjet kanë qenë shumë të larta. Shumë njerëz kanë thënë ‘faleminderit ambasador për çka keni bërë, tani është koha jonë për ta çuar vendin përpara’”, tha ai, duke shtuar se ende ekziston mundësi dhe shpresa për ta çuar vendin përpara.
E ajo që e inkurajon ish-ambasadorin në Kosovë është rinia.
Ai tha se edhe në fushën e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve nuk është bërë sa duhet.
“Do të isha befasuar nëse dikush nga ju do më thotë që pas kryerjes së shkollës ju pret një punë dhe një pagë e mirë”, tha Walker para studentëve. /Telegrafi/