Këto janë biletat 300 dhe 500 dollarëshe për pjesëmarrje në inaugurimin Trumpit (Foto)

Aktuale January 10, 2017 - 17:24

Ftesat për pjesëmarrje në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deri më tani janë shitur nëpër shumë qytete të Amerikës.

Mundësinë për t’i blerë ato i ka pas çdokush që ka 300 ose 500 dollarë. Madje, në shumë vende, ato janë shitur edhe nëpër kiosqe të ndryshme skaj rrugëve.

Në ftesën e siguruar nga Ekonomia Online shihet formati i kërkesës dhe mënyra e pagesës për pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit, që do të organizohen në kuadër të inaugurimit të presidentit të ri amerikan.

Të gjithë qytetarët, pa dallim nacionaliteti, race apo feje kanë pasur mundësi të blejnë ftesa të tilla për pjesëmarrje.

Por, meqë kërkesa ka qenë e madhe, ftesat e tilla janë shitur shumë shpejt.

Siç shihet edhe në uebfaqen www.presidentialinauguralprayerbreakfast.org, të gjitha biletat tashmë janë shitur.

Në praktikë, në inaugurimin e presidentëve amerikanë, nuk dërgohen ftesa për homologë dhe personalitete të ndryshme botërore.

Ky eveniment është më shumë një ngjarje nacionale.

Por, duke parë interesimin e madh të pjesëmarrjes, janë krijuar shumë mundësi për të blerë apo shitur ulëse, duke u bërë kështu edhe të tjerët pjesë e inaugurimit të presidentëve amerikanë.

Deri më tani, nga Kosova, pjesëmarrjen në ceremoni pas inaugurimit të presidentit Trump e ka konfirmuar vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe më tutje mbetet i paraburgosur nga autoritet franceze.

Në Kosovë janë krijuar polemika lidhur me mënyrën e pjesëmarrjes së Haradinajt.

Partia e tij, gjatë gjithë kohës ka insistuar se Haradinaj ka ftesë, mirëpo më pas ftesa doli të jetë bërë nga një kompani e lobingut në Uashington.

Pas inaugurimit të presidentit të ri, në Uashington organizohen mbi 120 ceremoni të ndryshme nga kompanitë private për ta festuar marrjen e mandatit nga presidenti i ri.

Burimet e Ekonomia Online pohojnë se  e vetmja që ka ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump është ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Image

Image