'Iveco' i dhuron Prishtinës kombi-bus për transport të personave me nevoja të veçanta

Aktuale January 10, 2017 - 13:16

Kompani “Iveco” i ka dhuruar Komunës së Prishtinës kombi- bus për transport të personave me nevoja të veçanta.

Kjo është bërë e ditur sot gjatë një konference për media, të Kryetarit Shpend Ahmeti dhe Drejtorit Industrial të Kompanisë “Iveco”.

Me këtë rast kryetari Ahmeti theksoi se kjo do të na jep mundësi që të transportojmë fëmijët me karroca në komunën e Prishtinës në shkollë e sipas nevojave tjera.

Ky kombibus, që ka vlerën e 40 mijë eurove, sipas kryetarit Ahmeti do t’i hyjë shumë në punë Komunës për të transportuar personat në nevojë.

"Ky furgon do të përdoret për të lehtësuar transportin e nxënësve me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës. Deri më tani, transportimi i tyre është bërë në forma të ndryshme nga Handikosi, mirëpo tash e tutje këtë gjë mund ta bëjë vet Komuna e Prishtinës", theksoi Ahmeti

Ndërsa, Antoine Garnier, anëtar i bordit dhe drejtor industrial i kompanisë “Iveco”, tha se e ka vërejtur që komuna e Prishtinës po kryen punë për riformimin e trafikut urban, ndërkaq ka theksuar se është edhe arsyeja e donacionit të këtij mjeti për transportimin e fëmijëve me karroca.

Image
Image
Image
Image
Image