Limaj: Haradinaj është arrestuar për çështje politike

Aktuale January 10, 2017 - 12:49

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është shprehur i bindur se i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është arrestuar për çështje politike, raporton Zëri.info.

“Haradinaj është arrestuar për çështje politike. Po të ishte për çështje të drejtësisë, do të ishte çështje tjetër”, ka deklaruar ai gjatë deklaratës në seancën e jashtëzakonshme për Haradinajn.

Andaj, sipas tij, nga e tërë kjo dalin tri çështje thelbësore.

“Nga kjo dalin tri çështje: Integriteti dhe dinjiteti i shtetit të Kosovës, mbrojtja e qytetarëve të Kosovës, raporti ynë me shtetin tonë”, është shprehur ai.

Sipas tij, çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale. Përkudnër kësaj, Limaj ka thënë se më shumë se kurrë duhet mbrojtur integriteti i shtetit të Kosovës. /Zëri