Demaku: Arrestimi i Haradinajt, rezultat i mospunës së qeverisë

Aktuale January 10, 2017 - 12:37

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku, ka vlerësuar se arrestimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ka ardhur si rrjedhojë e mospunës së qeverisë aktuale, raporton Zëri.info.

“Secilën herë që është dëmtuar Kosova me faj të qeverisë, qeveria e ka drejtuar gishtin kah opozita. Arrestimet e tilla si të Haradinajt, janë rezultat i mospunë së kësaj qeverie”, ka deklaruar ajo në seancën që po mbahet për Haradinajn.

Sipas saj, qeveria për ta shpëtuar veten, e ka fundosur shtetin e Kosovës.

“Për të shpëtuar veten tuaj, zgjodhët ta fundosni shtetin. Ju sollët murin në veri, e keni lejuar edhe arrestimin e ish-kryeministrit tuaj”, ka thënë ajo duke iu drejtuar qeverisë.

Demaku më tutje, e ka bërë përgjegjëse edhe qeverinë e Kosovës për arrestimin e Haradinajt.

“Reagimi i juaj i vonuar dhe i vobektë e bën edhe më të qartë se jeni bashkëfajtorë të të bëmave të Serbisë. Përgjegjësinë e mbani ju”, ka theksuar ajo./Zëri