Tërmkolli: Haradinaj ka dhënë një kontribut prej heroi për lirinë e Kosovës

Aktuale January 10, 2017 - 12:30

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, mendon se arrestimi i Haradinajt është një goditje për Kosovën.  Këto komente Tërmkolli i bërë gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për arrestimin e Ramush Haradinajt.

Ajo ka thënë se arrestimi i Haradinaj nuk është thjesht goditje ndaj një personaliteti por goditje ndaj Kosovës, duke shtuar se është duke u luajtur një lojë e rrezikshëm për Koosvën.

“Të gjithë e dimë edhe Kosova edhe Serbia, Franca dhe Bashkimi Evropian se arrestimi i Haradinajt është politike dhe nuk ka fare me drejtësinë”, tha Tërmkolli, përcjell “zeri.info”.

Tërmkolli ka thënë se Haradinaj ka dhënë një kontribut prej heroi për lirinë e Kosovës, si kryeministër dhe në fund të fundit është qytetarë i Kosovës.

Ajo ka thënë se Serbi po bënë çfarë po donë me Kosovën. /ZERI/