Donika Kadaj dikur kërkonte seancë për Ramush Haradinajn, sot s’është fare në Kuvend

Aktuale January 10, 2017 - 12:08

Ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, kur ishte pjesë e partisë së Ramush Haradinajt, kishte iniciuar vetë mbajtjen e seancës për ndalimin e Haradinajt në Slloveni me një urdhër arrest të Serbisë.

Por, sot kur është thirrur seancë për ndalimin e Haradinajt në Francë, Donika Kadaj-Bujupi, as që është duke marrë pjesë, raporton lajmi.net.

Kadaj-Bujupi fliste me aq nostalgji për Haradinajn kur ishte pjesë e AAK-së, sa vetëm lotët që nuk i dilnin.

Ajo ka kaluar në Vetëvendosje, dhe sot nuk është as në seancë që është thirrur pikërisht për ish-shefin e Kadaj-Bujupit.

Image