Kurteshi: Arrestimi i Haradinajt, rezultat i negociatave joparimore të Kosovës me Serbinë

Aktuale January 10, 2017 - 11:57

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt është rezultat i negociatave në mes Kosovës dhe Servbisë.

‘’Arrestimi i Haradinajt është rezultat i negociatave jo parimore të Serbisë dhe Kosovës që po zhvillohen tash e 6 vjet’’.

‘’Serbia nuk po heq dorë jo vetëm nga shtypja e shqiptarëve brenda kufijve të saj, por edhe po i keqtrajton ata’’.

‘’Si mund të kuptohen ndryshe bisedimet për urën e Ibrit, asociacionin, kodin telefonik, për të cilat aspak nuk do duhej te diskutohej me fqinjët e sidomos me Serbinë’’.

‘’Stabilitet nuk mund të ketë kur një shtet ndërhyn sikurse Serbia po ndërhynë në Kosovë’’.

Këto deklarime Kurteshi i dha në Seancën e Jashtëzakonshme për Ramush Haradinaj e cila është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.