Veteranët e UÇK-së kundërshtojnë ndryshimin e ligjit (Video)

Aktuale December 13, 2016 - 21:06

Protestuan shumë herë për t’i kërkuar të drejtat e tyre.

E pa u bërë një vit nga miratimi i ligjit për pensionet e veteranëve të luftës, ai përsëri do të ndryshohet.

Për këtë qëllim, ka dhjetë ditë që Qeveria me pajtimin e organizatës së veteranëve ka themeluar një grup punues.

Një prej ndryshimeve mund të jetë edhe shuma e pensionit për 29 mijë veteran, që ligji aktual përcakton 170 euro.

Por, ky ndryshim nuk do të pranohet nga Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati.

Kreu i veteranëve tregon edhe propozimet që ata i kanë bërë.

E njëri prej propozimeve është që veteranët të bëhen me paga sikurse të burgosurit politik.

Në anën tjetër, sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë me dije se grupi punues i krijuar nga Qeveria shumë shpejt do të përfundoj punët rreth këtij ligji.