Ahmeti: Shteti duhet të kontrollojë financimin e partive (Video)

Aktuale December 11, 2016 - 15:08

Zëri: A janë të rrezikshme edhe paratë e shtetit turk, të administratës së Erdoganit të hyjnë në Maqedoni, sepse është një agjendë islamiste. Islami politik që po shihet se ka zënë rrënjë edhe në Maqedoni. Do të thotë shqiptarët e Maqedonisë kanë tendenca më të mëdha të fetarizimit sesa shqiptarët në Shqipëri apo në Kosovë?

Ahmeti: Nuk mendoj se shqiptarët në Maqedoni kanë tendenca më të mëdha për t’u bërë  projekt, të cili nuk i kanë takuar dhe që nuk janë pjesë e asaj agjende, por janë kryesisht grupe të caktuara kanë bindjet e veta. Kurse sa i takon financimit, shteti duhet të rrisë nivelin e kontrollit më të lartë dhe jo vetëm partinë time por të gjitha partitë t’i kontrollojë dhe të shohë se prej nga e kanë mbështetjen financiare. Një çështje të tillë shteti duhet ta bëjë.

Zëri: Ju keni qenë 12 vjet në Qeveri. A ndjeni përgjegjësi për mosaktivizim ndoshta më të madh në moslejimin e kësaj shtrirjeje?

Ahmeti: Sigurisht që unë nuk jam as prokuror, as gjykatës dhe as hetues, por unë kam bërë thirrje në vazhdimësi që gjithçka që është e zezë dhe e paligjshme të hetohet e të dënohet.


Intervista-Ali Ahmeti-Erdogani-Xhamia-10.12.2016 by gazetazeri