Turqia i fajëson kurdët për sulmin në Stamboll

Aktuale December 11, 2016 - 13:05

Autoritetet turke kanë thënë sot se militantët kurdë mund të jenë përgjegjës për sulmin me dy bomba jashtë stadiumit “Vodafone Arena” në Stamboll, ku u vranë 38 persona dhe u plagosën 155 të tjerë.

Shpërthimet të shtunën në mbrëmje – shpërthimi i një makine-bombë jashtë stadiumit “Vodafone Arena”, i cili i takon ekipit të futbollit të Stambollit, Besiktas, u pasua nga një sulm vetëvrasës me bombë në një park të përafërt, pas më pak se një minuti, - kanë tronditur Turqinë e cila ende është duke e marrë vete nga një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba këtë vit, transmeton Express.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së shtunës, por zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmues, ka thënë se indikacionet e para thonë se militantët e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistan (PKK), janë përgjegjës për sulmet. /Express/