Ligji për Qeverinë sjell riformatimin (Video)

Aktuale December 10, 2016 - 20:28

Emërimi i personit që do të udhëheq me Ministrinë e Integrimeve do të bëhet brenda muajit dhjetor, por kjo nuk nënkupton që brenda këtij viti do të ndodh edhe riformatimi i Qeverisë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nuk ka dashur të flas për emra që do të udhëheqin me Ministrinë e Integrimeve dhe Ministrinë e Mjedisit, ngase ka thënë se ende nuk është vendosur për këtë gjë.

E, këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë se është duke u punuar në Ligjin për Qeverinë i cili, sipas tij, do të ndihmojë shumë për të bërë riformatimin sa i përket zvogëlimit të numrit të dikastereve. /Tribuna Channel/