Kosova në 100 fotot e vitit të revistës 'Time'

Aktuale December 10, 2016 - 17:59

Kriza e refugjatëve, fushata amerikane presidenciale kanë dominuar pjesën më të madhe të 100 fotove të publikuara nga revista “Time”, si çdo fundvit.

Por në galerinë e madhe të fotove është përfshirë edhe Kosova. Ngjarjet e shkurtit, kur është hedhur gaz lotsjellës në Parlament, janë fiksuar nëpërmjet fotove, një nga të cilat është pjesë e listës 100-ntshe të Time.

“Policët e Kosovës me maska kundragaz në Parlament, pasi gaz lotsjellës është hedhur nga opozita, ka ndërprerë seancën plenare, të parën për këtë vit në Prishtinë, 19 shkurt 2016. Të zemëruar mbi marrëveshjen me Serbinë, dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme opozita e bashkuar ka bllokuar Parlamentin duke protestuar me gaz lotsjellës që prej tetorit”, shkruhet në diçiturën e fotos.